Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Goditi kundërshtarin, Disiplina merr vedimin për sulmuesin e Skënderbeut. Ja dënimi…

Komisioni i Disiplinës ka zbuluar së fundmi vendimet e marra për sa i përket javës së katërt në futbollin shqiptar.

Sulmuesi i Skënderbeut, Alfred Mensah, është dënuar me dy ndeshje pezullim, për shkak se goditi kundërshtarin ën ndeshjen ndaj Kastriotit.

Në përditësim…

VENDIMET:

1. Lojtari i KF Skënderbeu, Alfred Mensah, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Skënderbeu U19, Kostika Beçka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i FK Dinamo U19, Alban Bala, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Leon Kozi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 9 (nëntë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Related posts

Gattuso i qetë rikthehen Calabria dhe Romagnoli kundër Juventusit në Torino

Sadik.Autor

Nga Van Basten-Sacchi te Pogba-Mourinho, United kërcënon francezin

Q.Autor

PSG e ka seriozisht, në sulm për “yllin” e Lazio, gati 100 milionë euro…

Sadik.Autor

Leave a Comment