Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Maradona dhe gafa e pabesueshme e klubit anglez

The Guardina ka zbuluar një prapaskenë të pabesueshme në lidhje me Diego Armando Maradona-n, i cili u nda nga jeta në moshën 60 vjeç pak ditë më parë.

Legjenda argjentinase ka qenë shumë afër zbarkimit në Angli në vitin 1978, por operacioni ka dështuar në momentin e fundit.

Diego Armando Maradona nuk ishte as 18 vjeç, por ishte në gjendje të bënte diferencën në fushë me fanellën e Argentino Juniors.

Trajneri i asaj kohe i Sheffield United, Harry Haslam, siç ka bërë të ditur The Guardian, duket se ka fluturuar në Argjentinë në kërkim të kampionbëve të rinj dheka mbetur i mahnitur nga fenomeni i ri argjentinas, që bënte atë që donte me topin.

Haslam ishte gati të ofronte 200 mijë sterlina vetëm që ta merrte në Europë. Klubi, që në atë kohë ishte në kategorinë e dytë, e ka ndalur duke e konsideruar shumë të lartë shifrën për një lojtar që nuk kishte mbushur akoma 18 vjeç.

Një vendim për të cilin janë penduar menjëherë më pas, edhe pse vetëm pak muaj më vonë klubi anglez pagoi 160 mijë sterlina për të marrë Alejandro Sabella-n.

Maradona zbarkoi në Europë në 1982-shin, te Barcelona, duke u bërë një legjendë e futbollit dhe duke u lënë një kujtim të paharrueshëm atyre që kanë patur kënaqësinë dhe nderin ta shohin në fushë.

Related posts

RIKTHIMI I TIFOZËVE NË STADIUM/ Nga Italia vjen lajmi i mirë, ja plani për pjesën e mbetur të sezonit…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Chelsea gati 80 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

ANGLIA NË SULM PËR MBAPPE/ Jo vetëm Liverpool, edhe ekipi i Brojës tenton të joshë yllin francez

F.autor

Leave a Comment