Futboll Sport

“UNË ËNDËRROJ TË GJEJ DIKË ME PERSONALITETIN E TIJ”/ Agjenti Raiola: Ajo ka qenë fitorja më e madhe e Maradona-s

Edhe Mino Raiola ka dhënë mesazhin e tij për të kujtuar Diego Armando Maradona-n. Një kampion që ka patur shumë rëndësi për jetën e tij:

“Për mua, Maradona është diçka ndryshe sepse siç e dini familja ime është nga Napoli dhe ne e kemi jetuar ndryshe. Na ka rikthyer dinjitetin, na ka bërë të ndihemi krenarë që ishim napolitanë”, ka thënë super menaxheri.

“Na ka dhënë disa vlera jo vetëm në futboll, por edhe në jetë. Nuk u tundua nga Juventus dhe për në kjo ka qenë fitorja më e rëndësishme. Ai ka qenë një personazh unik në fushë dhe jashtë saj”.

“Ai ka qenë një njeri i lirë të jetonte si donte, pa kërkuar konfirmime nga të tjerët. Për mua ka qenë lojtari më i mirë i historisë së futbollit pa asnjë dyshim, edhe duke marrë parasysh lojtarët që luajnë sot”.

“Si menaxher, unë ëndërroj të gjej jo lojtarë, por burra me personalitetin e tij”.

Related posts

BEFASON SPALETI:Ishim të paaftë për të shfaqur cilësitë, Ikardi lëvizi pak

Delo.autor

PO SHPËRTHEN NË ARGJENTINË/ Tre klubet më të mëdha italiane vihen në ndjekje të “Lautaros së ri”

F.autor

Lika: Skuadra po vuan goditjet standarte, krenar për atë që dhanë lojtarët

Sadik.Autor

Leave a Comment