Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Conte merr lajmin e keq, rezulton pozitiv me COVID1-19 mesfushori….

Marselo Brozoviç rezulton përsëri pozitiv me koronavirus. Pas negativitetit të tij para disa ditësh, kroati është infektuar përsëri me COVID-19 përpara sfidës së sotme ndaj Sasuolos.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i Interit ku me një komunikatë në werbsite-n e saj “Inter.it”, informon opinionin publik se mesfushori 28-vjeçar është infektuar me simptoma të lehta:

“FC Internazionale Milano komunikon se Marselo Brozoviç ka rezultuar lehtësisht pozitiv me COVID-19, nga tamponët e kryera ditën e djeshme pas negativitetit të ditëve më parë.

Lojtari është lënë jashtë grupit të skuadrës dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme ndaj Sasuolos.”, përfundon komunikatën skuadra zikaltër.

Related posts

Trajneri i RB Leipzig e dëshpëron Liverpoolin

Q.Autor

FANELLA/ Numri “10” pa lojtar, kush do ta mbajë tek Barcelona…?

Delo.autor

“JAM DEHUR ME UJË”/ Klop në delir: Nuk ishte loja më e bukur, Liverpuli lufton edhe pa… karburant

F.autor

Leave a Comment