Futboll La Liga Sport

RRËFEN 100 DITËT E PARA ME BARCELONËN/ Koeman: Ndihemi më mirë pas Juventus

Në prag të sfidës kundër Osasuna-s, trajneri i Barcelona-s, Ronald Koeman, ka folur për 100 ditët e para në drejtim të katalanasve.

“Nuk i jap vetes asnjë notë, ja lë juve. Kam ardhur te ky klub në një moment të vështirë, kam patur 100 ditë më të qeta në klube të tjerë”, ka thënë Koeman, që ka folur edhe për dy fytyrat e Barcelona-s.

“Nuk është e lehtë të shpjegohet pse. Ndonjëherë ka ndeshje ku mund të dominohet më shumë, në kampionat kemi patur më shumë vështirësi sepse ka skuadra që luajnë më të mbyllura në mbrojtje dhe në Champions janë më të hapura”.

“Në fund të sezonit do të mund të themi çfarë na mungon. Mendoj se në kampionat nuk meritonim të humbnim kaq shumë pikë dhe në Champions, besoj se fitorja kundër Juventus-it na ka dhënë besim dhe na ka bërë të ndihemi më mirë për ndeshjet e tjera”.

Related posts

PËSOI 9 GOLA ME KOMBËTAREN/ Habit portieri i San Marinos, ja çfarë i bëjnë tifozët

Delo.autor

KASTRIOTI “LUFTON” PËR MBIJETESË/ Nica: Nuk do të jetë si kundër Tiranës, s’kemi asgjë konkrete për…

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM NË FRANCË/ Shikoni “MAGJINË” e futbollistit shqiptar që realizon direkt nga këndi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment