Futboll Sport

PSG NDERON MARADONËN/ Por argjentinasi Icardi buzëqesh: Tifozët reagojnë ashpër (VIDEO)

Të gjithë klubet ndjenë detyrimin t’i bënin homazhe Diego Armando Maradonës, i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare. Një humbje e madhe për botën e futbollit, ndaj secili prej klubeve u mundua t’i bënte nderimet e duhura.

Ekipi parizien ka tre argjentinas në organikë si Mauro Icardi, Angel di Maria dhe Leandro Parades. Përpara startimit të ndeshjes së Champions League, PSG mbajti një minutë heshtje dhe nderoi legjendën argjentinase Diego Armando Maradonën.

Ekipi u shfaq duke mbajtur në duar flamurin e Argjentinës dhe bluzën argjentinase si simbol i Maradonës. Por, në një moment aq të ndjerë, Mauro Ikardit i ka shpëtuar një buzëqeshje e lehtë, e cila nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjetet sociale.

Video/ PSG nderon Maradonën, por argjentinasi Icardi buzëqesh:

Madje, sulmuesi është kritikuar ashpër për mungesën e respektit. Kujtojmë se Ikardi nuk kishte marrëdhënie shumë të mira me Maradonën, duke qenë se ky i fundit e kishte kritikuar ashpër në momentin kur futbollisti i PSG u lidh me gruan e shokut të ngushtë, Uanda Nara. Kjo duket se ka ndikuar që Icardi të tregojë ndonjë mungesë respekti për këtë nderim.

Related posts

FSHF dha garancinë/ Skënderbeu i ri fillon nga “të vjetrit”

Sadik.Autor

REALI NDIEN ERË GJAKU/ “Galaktikët” hidhen në sulm total për yllin e Juventusit

F.autor

CHAMPIONS/ Rusët reagojnë pas 9 minutash, Miranchuk rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment