Futboll Kategoria Superiore Sport

SPEKTAKËL NË “LORO BORIÇI”/ Kukësi mposht me “POKER” shkodranët dhe kërcënon rivalët

Mbyllet ndeshja në Shkodër. Kukësi fiton bindshëm 2-4 dhe kthehet në identitet. Nënkampionët e Shqipërisë fitojnë takimin e dytë radhazi dhe japin mesazhin e duhur për tifozët e vet se tani ka hyrë në rrugën e duhur.

90 minutat në Shkodër rezultuan spektakolare dhe emocionuese. Vllaznia e nisi sfidën mjaft mirë duke realizuar në minutën e katërt me Dungën, por më pas shkodranët nuk ditën ta administronin avantazhin. Ibraimi barazoi 10 minuta më pas me një aksion model të repartit sulmues. Kuqeblutë i bëjnë “dhuratë” ekipit të Hallaçit duke shkaktuar penallti në minutën e 22-të.

Pjesa e dytë prodhoi emocione të tjera. Edhe pse nënkampionët e Shqipërisë humbën kapitenin Ibraimi për shkak dëmtimi, Patrik Eze diti të shfrytëzojë përgjumnjen e mbrojtjes shkodrane dhe realizon me kokë.

Vllaznia dha shenja jete 4 minuta nga fundi i lojës, ku Ardit Hoxhaj ngushtoi rezultatin në 2-3. Me gjithë përpjeket për ta barazuar takimin, Vesel Limaj mbylli llogaritë në shtesë duke realizuar dhe golin e katërt.

Tashmë Kukësi kthehet në “shina”, ndërsa Vllaznia tashmë kthehet me këmbë në tokë pas 4 javëve të para fantastike.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Nuk ka ngjarje sportive, njerëzit po vënë baste për… COVID-19

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Inter përgatitje një tjetër goditje, arrin akordin me 16-vjeçarin shqiptar…

Delo.autor

SPANJË-FRANCË/ Enrike nuk heq dorë nga talenti Gavi, Deschamps me me sulm të frikshëm (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment