Futboll Sport

Gjuaji topit, jo kokën “djali i karatesë” merr dënimin shembullor (VIDEO)

Sulmuesi irlandez Roy O’Donovan është pezulluar për 10 ndeshje të premten pasi pak ditë më parë bëri një goditje horror ndaj portierit kundërshtar në një ndeshje të kampionatit australian. Dënimi më i madh i dhënë ndonjëherë në këtë kampionat, mund të quhet i vogël, pasi portieri pëson një shkelm në kokë që nuk do ta harrojë kurrë…

Dhe nuk është hera e parë që lojtari dënohet rëndë. Dy vjet më parë u ndalua të luante për tetë javë pasi goditi një kundërshtar me kokë. O’Donovan u ndëshkua me kartonin e kuq menjëherë pasi goditi portierin Laërence Thomas në minutën e 93-të të ndeshjes.

Ish-lojtari i Sunderland dhe Coventry, 42 vjeç, u fut në një lëvizje të denjë për një dyluftim karateje që e zuri portierin kundërshtar në nofull. Atij iu desh të qendronte për 3 orë në seancën dëgjimore për të argumentuar se ndërhyrja ishte e pavullnetshme, por në fund nuk mundi t’I shpëtonte dënimit pasi paneli vendosi që O’Donovan dukej sikur e sheh portierin para se t’I japë goditjen.

Megjithatë ky nuk është dënimi më i rëndë në historinë e A-League, siç quhet kampionati austrialian. Në vitin 2008, Danny Vukovic është pezullua për 9 muaj pasi goditi gjyqtarin në një ndeshje, ndërsa sulmuesi Brazilian i Melbourne, Ney Fabiano, në të njëjtin vit, u pezullua për gjashtë ndeshje pasi pështyu një kundërshtar.

Related posts

Varane: “Ëndërrojmë titullin, por në Botëror nuk ka asnjë favorit”

Isa.Autor

SHOKUESE/ Babai i Neymarit, gazetares: FESTOVA me MAMANË tënde…

Isa.Autor

“ËSHTË I BEKUAR NGA ZOTI”/ Habit sulmuesi argjentinas: Ja pse zgjedh Ronaldinhon në vend të “Pleshtit”

Delo.autor

Leave a Comment