Boks Sport

“NE U PËRBALLËM PËR BAMIRËSI”/ Mike Tyson fton Roy Jones për revansh: Jam gati të duelojmë sërish

Mike Tyson dëshiron të rikthehet sa më shpejt në ring pas duelit të zhvilluar tri ditë më parë në Kaliforni, ku barazoi ndaj Roy Jones Jr. Dy boksierët e peshës së rëndë zhvilluan një duel “shoë” për bamirësi (8 raunde me nga 2 minuta secili).

“Ne dueluam për bamirësi dhe u argëtuam shumë. Mendoj se me këtë duel ndihmuam shumë persona. Mund dhe duhet ta zhvillojmë sërish këtë duel me Roy Jones, duke qenë se sfida e parë doli në barazim. Kjo është një dëshirë e Zotit”, tha Tyson.

Mike “Iron” Tyson u rikthye në ring 15 vjet nga dueli i fundit dhe tregoi një formë të mirë. Ai është gati të rikthehet në ring në pranverën e 2021-shit, për nje revansh ndaj Jones: “Besoj se 3-4 muaj kohë për t’u përgatitur sërish mjaftojnë”.

Related posts

Festa e çmendur e tifozit anglez pas fitores…. (VIDEO)

Sadik.Autor

SHOKON DAVID De Gea: Jemi një m*t, por do të rikthehemi…

Isa.Autor

Marcelo i thotë lamtumirë Ronaldos me një mesazh tepër emocional (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment