Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ “Demat e Kuq” mposhtin Skënderbeun dhe merr komandën e Superiores

Partizani ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 4-0 duke marrë komandën e Kategorisë Superiore, në këtë javë të 5-të. Dominim i frikshëm i “demave” në përballjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përballë një Skënderbeu thuajse in-ekzistent.

Kryeqytetasit arritën të shënonin plot 3 herë në pjesën e parë. Ishte Bardhi ai që hapi serinë e golave në minutën e 7-të, ndërkohë që Mala rrëmbeu skenën me një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 21-të. Në fundin e pjesës së parë ishte Kardozo ai që ngriti shifrat në 3.

Nuk mund të mungonte në këtë përballje as Solomon, i cili në të 70-tën, kompletoi “pokerin”. Me këtë triumf, Partizani merr kreun e renditjes me pikë të barabarta me Vllazninë, por me golavarazh më të mirë.

Related posts

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Xhaka: Bëmë gjithçka keq, përgjegjësia është e jona

Isa.Autor

FITORE ME POLEMIKA/ Laçi mposht me përmbysje Kukësin në “Elbasan Arena”

Delo.autor

Mourinho: Me tërë këto shpenzime, ky ekip duhet ta fitojë Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment