Futboll La Liga Sport

NUK KA DYSHIME/ Levante e ndan mendjen për Armando Sadikun

Levante po përpilon listën e lojtarëve që do të mbeten në ekip sezonin e ardhshëm dhe trajneri Paco Lopez është duke u menduar mirë. Sikurse raportohet në mediat spanjolle pranë klubit të Armando Sadikut, janë dhjetë futbollistë që pritet të largohen. Disa prej tyre do huazohen, ndonjëri do luajë në ekipin e dytë, ndërsa për të tjerë po punohet që të shiten. I pari në këtë listë është sulmuesi i kombëtares shqiptare.

Janarin e shkuar për Sadikun u paguan rreth 1.5 milionë euro për kartonin e tij, edhe pse në Poloni me Legian e Varshavës kishte arritur të realizonte vetëm dy gola në kampionat, si dhe kishte asistuar katër herë. Hapësirat i pati të pakta, por në janar tregoi formë tjetër dhe mund të luante edhe më shumë. Gjithsesi Levante bëri një ofertë të mirë dhe në Poloni menduan të mos rrezikojnë, ndaj edhe kthyen pas investimin që kishin bërë në momentin që paguan për te Zurich.

Gjatë eksperiencës së tij në Spanjë Sadiku pati edhe probleme për shkak të një dëmtimi dhe luajti vetëm në gjashtë ndeshje, pa pasur mundësinë të provonte shijen e një goli në La Liga. Por pavarësisht kësaj sulmuesin e duan në Turqi dhe është Rizespor që po këmbëngul dhe për rreth 1 milion euro mund të bëjë të vetin Sadikun. Tratativat kanë nisur prej ditësh, por nuk janë të vetmit që e duan sulmuesin. Levante nga ana tjetër kërkon të përfitojë financiarisht dhe me shumë mundësi do të ndodhë diçka e tillë, duke patur parasysh se janë vënë disa klube pas 27-vjeçariiot.

Related posts

KATAR 2022/ Brazili i falet golit të Paqueta-s, Kili triumfon ndaj Paraguajit

Delo.autor

AKUZAT/ Alexis Sanchez pranon dënimin me 16 muaj burg

Q.Autor

PO SHKËLQEN/ Portieri SHQIPTAR mes 33 lojtarëve “të paprekshëm” në Seria A

Isa.Autor

Leave a Comment