Futboll Seria A Sport

FITORE NË NDER TË MARADONËS/ Napoli shkatërron Romën me fanellën e veçantë me stil argjentinas

Napoli e nderon në mënyrën më të mirë të mundshme figurën e Diego Armando Maradonës, në sfidën e parë në Serie A pas ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase.

Në stadiumin që nga tani tutje do të quhet “Diego Aramando Maradona”, të kaltrit e Gattusos shpartalluan me rezultatin 4-0 Romën, duke u shkaktuar humbjen e parë në fushë gjatë këtij sezoni verdhekuqëve dhe duke i barazuar në renditje në kuotën e 17 pikëve.

Në një sfidë ku Roma kishte shumë mungesa në mbrojtje, Napoli arriti ta zgjidhte thjeshtë. Lorenzo Insigne me një supergol nga goditja standarte në minutën e 30-të hapi serinë e golave, një gol të cilin kapiteni i Napolit ja dedikoi Maradonës. Në të 65-ën të kaltrit dyfishuan shifrat me një gol të bukur të Fabian Ruiz, ndërsa në minutat e fundit kishte kohë edhe për dy gola të tjerë të realizuar nga Mertens dhe Politano për suksesin final 4-0 të Napolit.

Related posts

“SUPER LEAGUE” ISHTE GABIM”/ Gazidis e pranon: Premier League ka krijuar diferencë

Delo.autor

LIVE/ Spal-Milan, Salim Fares barazon shifrat për vendasit

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË VLORË/ “Verilindorët” mposhtin me “POKER” Flamurtarin dhe mbajnë kreun

Delo.autor

Leave a Comment