Futboll La Liga Sport

Griezman në Barcelonë, vjen deklarata e papritur nga Suarez

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, fuqishëm ka dhënë sinjale se Antoine Griezmann mund t’i bashkohet kampionëve të Spanjës, duke thënë se sulmuesi i Atletico Madridit do të ishte i mirëseardhur. 27 vjeçari ka kohë që lidhet me një transferim te Barcelona, pas sezonit mbresëlënës që po kalon me Atleticon, duke shënuar 27 gola në të gjitha garat dhe duke e ndihmuar klubin që të arrijë në finale të Europa League.

“Klubi është krenar për sjelljen e lojtarëve si Antonio, Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho”, tha ai për Radio Rincon. “Për shumë vite ka luajtur në nivele të larta dhe gjithmonë lufton, Griezmann është lojtar që sjell shumëçka për skuadrën. Ai komandon sulmin e Atleticos dhe është shumë fondamental.

“Nuk po vjen për t’ia zënë vendin askujt, por me ambicie për të fituar gjëra të rëndësishme. Ai është i mirëseardhur”, theksoi mes tjerash Suarez.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Turi i Arabisë, 4 çiklistë përfundojnë në spital prej epidemisë

Delo.autor

“A JENI I LODHUR IVAN?” Simone Inzaghi shqetësohet për Perisic dhe befason kroatin “live” (VIDEO)

Delo.autor

CHELSEA KTHEN SYTË NGA BROJA/ Gati rikthimi i “bishës” kuqezi. Në Londër “fluturon” edhe Sylvinho

F.autor

Leave a Comment