Futboll Seria A Sport

NUK KA PAQE PËR ALLEGRIN/ CR7 grumbullohet në sfidën Champions, por rrezikon një tjetër yll

Një problem duket drejt zgjidhjes, ndërsa një tjetër mbërrin në kampin bardhezi. Nuk ka paqe për Massimiliano Allegri në ditët para çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve kundër Ajax-it. Në këto javë, Juventusi ka shpresuar që të ketë gati Ronaldon, por tani shqetëson shumë Emre Can. Ky i fundit ka provuar të jetë i rëndësishëm për bardhezinjtë në Champions.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Cristiano Ronaldo do të grumbullohet për sfidën e së mërkurës. Ka mjaft optimizëm për këtë, edhe pse mjekët do ta japin dritën jeshile vetëm nesër, pas një konsultimi të gjerë, duke mos marrë përsipër asnjë rrezik. Dje, Cristiano Ronaldo vijoi stërvitjen e personalizuar, por iu nënshtrua edhe një seance shumë të lehtë me ata që nuk luajtën kundër Milanit.

Sot do të ketë një trajnim më intensiv dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të “çertifikohet” për përballjen me Ajax. Pastaj do të jetë Massimiliano Allegri, ai që do të vendosë nëse do ta aktivizojë nga minuta e parë portugezin, apo do të bëjë zgjedhje ndryshe. Llogaritë bëhen me “laps të hollë”, sepse sezoni i Juventusit nuk përfundon të mërkurën, pasi të luajë kundër Ajax-it…

Kushtet e Emre Can, nga ana tjetër, janë shqetësuese. Jo për vetë dëmtimin, i cili nuk është serioz, por për afatet e ngushta kohore të rikuperimit. Gjermani, në fakt, duket i destinuar ta humbasë çerekfinalen e parë. Problemi që ka në kyçin e këmbës nuk tejkalohet dot deri të mërkurën. Dhimbja nuk i ka kaluar dhe kjo çon në mendimin se kurrë nuk mund të jetë 100% i gatshëm për Ajax. Në vend të tij, trajneri i Juventusit do të duhet të vendosë njërin mes Khedira dhe Bentancur.

Për momentin, pas rikuperimit nga problemet e zemrës, gjermani duket se ka një avantazh të vogël. Problemi i tretë dhe i fundit për Allegrin, në pikëpamje të ndeshjes me Ajax, është Moise Kean. Çfarë do të bëjë me të? Do të jetë e vështirë për ta hedhur në fushë nga minuta e parë, edhe në rast të mosaktivizimit që në fillim të Ronaldos. Sidoqoftë, referuar ndeshjeve të fundit, 19-vjeçari ka rezultuar lojtari më i fortë në ekip.

 

Related posts

“SKUADRA DUHET TË KETË GUXIM TË ËNDËRROJË PËR TITULL”/ Ibrahimovic: COVID-19? Kam patur një dhimbje…

Delo.autor

VDES MARADONA/ Mediat në Argjentinë: 9 ambulanca shkuan në shtëpinë e tij pas… (DETAJET)

F.autor

Xhenova në pritje të të bukurës Matilde Rossi (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment