Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ MIDITLAND NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Gjimshiti: Kemi punuar për kompaktësinë e kësaj mbrojtjeje pasi…

Në vigjilje të sfidës ndaj Miditlandit është shfaqur në konferencë për shtyp, mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti i cili ka folur për këtë ndeshje dhe fatin e zikaltërve në Champions ku janë pranë kualifikimit për më tej:

Rritja e tij – “Unë nuk jam ai që lexoj gazeta të ndryshme, sigurisht jam rritur shumë. Nga janari bëj 5 vite në Itali, është një kampionat që gjithashtu të bën të rritesh mendërisht. Tani është viti i tretë që jam këtu me trajnerin, mendoj se jam rritur. Ka cilësi në këtë ekip, kjo të ndihmon të rritesh.”

Përjetimi i këtyre rezultateve – “Rezultatet që kemi bërë kohët e fundit janë prej dëshirës që kemi treguar. Jemi të nxehur pas sfidës të së shtunës por më mirë të shohim përpara. Kemi punuar për kompaktësinë e kësaj mbrojtjeje pasi është forca jonë. Në ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë, ndaj Veronës kemi bërë dy gabime të pafalshme, por do të rikuperohen pas mësimit që morëm.”

Miditlandi – “Kemi gabuar ndaj Veronës por tani kemi objektiv ndeshjen e Champions-it, pasi duhet të përballemi në kushtet më të mira të mundshme.”, përfundon fjalën e tij Berat Gjimshiti.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Inter-i sfidon PSG-në për yllin e Serisë A…

Delo.autor

BARÇA BËHET “PISHMAN”/ Kërkon të kthejë përsëri në “Camp Nou” SUPER talentin spanjoll

Isa.Autor

Pas zgjedhjeve të FSHF-së, reagon UEFA: Zgjedhjet ishin të…

Q.Autor

Leave a Comment