Futboll Seria A Sport

ÇËSHTJA E MESFUSHORIT ERIKSEN/ Legjenda Seedorf kundër: Nuk duhet të largohet nga Inter, por…

Ish-mesfushori i Holandës, Clarance Seedorf, ka folur në lidhje me Christian Eriksen. Ai mendon se danezi nuk duhet të largohet nga skuadra e Interit, por të luajë për shanset e tij në skuadër.

“Eriksen është një nga lojtarët më të mirë në vitet e fundit. Ai ka patur disa ulje ngritje, por shumë shpejt do të jetë sërish lojtari që ne të gjithë e njohim. Nëse do të isha unë ai nuk do të largohesha nga Interi, pasi herët apo vonë ai do të luajë siç ai di t’a bëjë.

“Përshtatja në një vend të ri dhe në një klub të ri nuk është e lehtë. Ne kemi shumë shembuj të lojtarëvë që fituan Topin e Artë, por kur ndryshuan ekipin nuk ishin më në gjendje që të luanin në nivelin e tyre më të mirë. Eriksen ka nevojë për kohë për t’u përshtatur më së miri”, përfundon Seedorf.

Related posts

“ÇLIROHET” NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi shkodran shënon pas thuajse 2 vitesh (VIDEO)

Delo.autor

SHKOI 15 MINUTA ME VONESË/ Shihni si reagon lojtari i PSG-së kur nuk i’a hapin derën e qendrës stërvitore

F.autor

VIDEO/ Messi i jashtëzakonshëm, shënon tjetër supergol

Q.Autor

Leave a Comment