Të tjera

Sharapova ende e dëmtuar, tërhiqet edhe nga turneu i Dubait

Pasi i kalon të 30-tat, në sportin e tenisit është e vështirë të kesh vijueshmëri, pasi dëmtimet bëhen të shpeshta dhe rendimenti bie, çka është konfirmuar së fundi te meshkujt, te disa nga yjet e këtij sporti. Kjo gjë duket se po ndihet edhe te tenistja ruse Maria Sharapova, e cila nuk është më në formën e dikurshme dhe dëmtimet për bukuroshen janë bërë të shpeshta që kur u rikthyer në fushë, prillin e vitit të kaluar. Nga ajo kohë, ajo ka fituar 21 ndeshje dhe humbur 10 të tjera, ndërkohë që problemet fizike e kanë detyruar të mos paraqitet në disa turne.

Edhe aktualisht, ish-numri 1 në botë është e dëmtuar, duke u tërhequr nga turneu i Dubait, ku kishte marrë një ftesë dhe duhej të luante këtë javë. Sharapova ka probleme në të dyja parakrahët, nuk është stërvitur sa duhet, ndaj vendosi të mos luajë në këtë turne që zhvillohet në Lindjen e Mesme. Duket se ndeshja e humbur ndaj rumunes Monica Niculescu, një sfidë më 3 sete, ka lënë pasoja te tenistja ruse, që vendosi të ngrejë “flamurin e bardhë”. Në Dubai do të mungojnë edhe disa teniste të tjera big si Simona Halep, Jelena Ostapenko dhe Madison Keys.

Related posts

Marrëveshja, Koreja e Veriut me 22 sportistë në Olimpiadën dimërore

Q.Autor

E BUJSHME/ Nisin hetimet për tenisten kineze, e zhdukur pas denoncimit për dhunë seksuale nga qeveria

Delo.autor

“DUA QË TA BËJ…”/ Kampioni i botës do të marrë gjysmën e shpërblimit në bitcoin

Delo.autor

Leave a Comment