Futboll Seria A

“Fenomeni” ishte idhulli im, por pendohem. Maradona është mbreti i vetëm!”

“Kur isha i vogël dashuroja Ronaldon, Fenomenin. Por tani që jam rritur duhet të pranoj se jam penduar. Ekziston vetëm nëj mbret dhe ai quhet Diego Armando Maradona”. Janë këto fjalët dhe pendimi i yllit aktual të sulmit të skuadrës së Napolit, Lorenzo Insigne, që ende nuk është kandiduar si mbret i Napolit të Futbollit, por është shumë pranë të qënit një pretendent i denjë. Fjalë këto që mbushin ditët dhe që ndezin edhe më shumë sulmin drejt titullit kampion dhe që bëjnë pjesë në një realitet të pashmangshëm, atë të Dieguito.

“Ishe Ronaldo dhe adhuroja këpucët e tij dhe kur babai im arriti të mi blinte ato pas humë sakrificave, ishte dita më e bukur e fëmijërisë time. Me të gjithë respektin, i dashur Ronaldo, tani që jam rritur dhe që njoh historinë time, duhet të pendohem dhe duhe ttë pranoj se Maradona është futbollisti më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë. Ronaldo, kishte këpucë të mrekullueshme. Ishe Fenomeni. Ishe inspirimi im. Por unë jam napoletan, këtu ka vetëm një mbret. Dhe emri i tij është Diego Armando Maradona”. Kështu Lorenzo Insigne, në një letër të shkruar për ‘The Players’ Tribune, revistë amerikane e specializuar në publikimin e historive të treguara nga personazhe sportive.

Related posts

REALIZOI DOPIETË PËR 2 MINUTA/ Dortmund “fabrikë” talentesh, ylli 16-vjeçar hyn në histori të Gjermanisë

Delo.autor

Zbehet gara për titull, betejë për Europën dhe mbijetesën

Sadik.Autor

U DËMTUA NË NDESHJEN MILAN-TORINO/ Ja sa rrezikon mbrojtësi shqiptar të qëndrojë jashtë fushe…

Delo.autor

Leave a Comment