Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Doli mes flakëve si “Terminatori”, ja 26 sekondat e “ferrit” të pilotit Romain Grosjean

Janë të shumta rastet në Formula 1 kur është thënë se “piloti është gjallë për mrekulli”. Gjithsesi,  kjo shprehje më shumë se kurrë i përshtatet më së miri Romain Grosjean. Piloti 34-vjeçar franko-zviceran më shumë se kushdo në këtë sport meriton të quhet “gjallë për mrekulli”.

Të gjithë kemi parë filmat e “Terminator”, kur Arnold Schwarzeneger del mes flakëve, por kurrë më parë nuk kishim parë një njeri të dilte mes flakëve dhe të ecte me këmbët e tij. Gjallë, shëndoshë e mirë, pa asnjë dëmtim.

Një mrekulli!!!

Romain Grosjean ka kaluar 26 sekonda mes flakëve, një përjetësi kur sheh dinamikën e aksidentit. Makina e tij Haas u nda në dy pjesë dhe shpërtheu në flakë. Incidenti ndodh pas vetëm 2 kthesash dhe makina ishte plot me karburant.

Për fat, celula e mbijetesës, edhe pse u nda në dysh, arriti të mbrojë pilotin e sidomos sistemi mbrojtës “halo” i vendosur mbi kokën e pilotit, që i dha mundësi atij të qëndrojë i paprekur në makinë.

Duken të pabesueshme pamjet kur sheh pilotin të dalë i vetëdijshëm nga makina, vetëm më duart që i djegin nga temperatura e lartë. Ai u ndihmua edhe nga komisarët e pistës, që përdorën fikëset e zjarrit për t’i dhënë mundësi pilotit të manovrojë në pjesën e mbetur të makinës dhe dalë që andej i padëmtuar.

Një mrekulli me gjithë kuptimin e fjalës!

Related posts

KATASTROFA ME SKOCINË/ Mavraj sherr me gazetaren e TVSH-së: Ku e pe ti që ishte goditje me kokë…

Isa.Autor

SHKËLQEU NDAJ VALENCIA-S/ I dashuruar pas Real Madrid-it, veprimi i Vinicius mahnit tifozët (VIDEO)

Delo.autor

Kualifikohet Spanja dhe Portugalia, zbulohen kundërshtarët për fazën e 1/8-ve

Sadik.Autor

Leave a Comment