Futboll Seria A

Interi në sulm për mbrojtësin e momentit në Serie A

Mbrojtësi holandez i Lazios, Stefan De Vrij, është objektiv i shumë klubeve evropiane, si Inter, Milan, Manchester United dhe Atletico Madrid dhe jo vetëm.

Sipas asaj që raporton faqja e specializuar në merkaton e Interit “FcInterNews”, skuadra e milanos, Interi, është shumë e interesuar për shërbimet e holandezit, i cili ende nuk e rinovuar kontratën me skuadrën bardhekaltër, që skadon në qershorin e 2018-ë.

Drejtuesit zikaltër i kanë ofruar presidentit të Lazios, Claudio Lotito, 22.5 milionë euro për të blerë kartonin e De Vrij, kurse lojtarit i është ofruar një kontratë prej katër milionë eurosh neto në sezon. Mbrojtësi duket i tunduar, Lazio, i ka ofruar 2.8 milionë euro plus bonuse, një shifër e ulët në krahasim me atë që ofronte Interi. 

Related posts

ZYRTARE/ Mesfushori i dalë nga akademia e Partizanit mbetet në Itali, firmos me skuadrën ku spikati në Serinë B

F.autor

Tirana dyfishon shifrat kundër Kastriotit, ‘dopietë’ e Grecës

Sadik.Autor

Pritjet mbinjerëzore të 5 portierëve, që ju lënë pa frymë (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment