Futboll Seria A Sport

TË INFEKTUAR ME COVID-19/ Napoli merr përgjigjet e tamponëve, ja rezultatet për Hysajn dhe Rrahmanin…

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ka kaluar koronavirusin. Lajmi u dha ng klubi i Napolit, ku saktësohet se analizat në klinikën “Pineta Grande” treguan se qendërmbrojtësi rezultoi negativ me ‘COVID’. Nga ana tjetër, vazhdon të jetë i infektuar me koronavirus, lojtari tjetër shqiptar i Napolit Elseid Hysaj.

“Rrahmani rezultoi negativ për COVID-19 në tamponin e fundit. Ai përfundoi vizitat në klinikën ‘Pineta Grande’ me doktor Elpidio Pecelan dhe mbështetjen e mjekut Di Pako. Rrahmani do t’i kthehet stërvitjes nesër”, shkruhet në njoftimin e Napolit.

Nga ana tjetër, Hysaj qëndron i infektuar me koronavirus që prej 17 nëntorit, një ditë para se Shqipëria të luante ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë.

Related posts

Milan “pushton” Deportivon, një tjetër kuqezi pas Seedorf

Q.Autor

E bujshme/ Futbollisti i Skënderbeut drejt Italisë, ndërhyri Edvin Murati

Sadik.Autor

Inzaghi: Lazio meritoi të kalonte në finale

Q.Autor

Leave a Comment