Futboll Ligue 1 Sport

TRAJNERI FRANCEZ DREJT LARGIMIT NGA PSG/ Tuchel “fajëson” Mbappe: Kemi 6 pikë sepse ai s’ka shënuar

Trajneri  i PSG-së Tomas Tuhel vendos shumë për të ardhmen e stolit të tij sot në “Old Trafford. “Kjo ndeshje është si një finale për ne. Ne nuk jemi këtu për të gjetur justifikime. Duhet të tregojmë gjërat më të mira për të fituar. Është e mundur, pavarësisht se është një sfidë e madhe”, tha trajneri i PSG-së.

Mbape ka gati një vit që nuk shënon në Champions dhe tekniku gjerman fajëson edhe formën e talentit të tij përpara porte për krizën: “Kam dëgjuar për këtë statistikë vetëm një orë më parë. Do të jetë një shans i mirë për t’i dhënë fund kësaj periudhe. Kjo mund të jetë një nga arsyet përse kemi vetëm 6 pikë. Nuk mund ta shpjegoj, sepse Mbape e ka cilësinë, personalitetin dhe përvojën për të qenë vendimtar”.

Related posts

SAKRIFICA e De Laurentiis/ Refuzon 100 milionë euro për “yllin” e Napolit

Isa.Autor

Portat e finales së Brazil 2014 dalin në ankand

Sadik.Autor

“SHPRESOJMË TË NA JAPIN PENALLTI”/ Mançini nuk fshihet: Me shumë qejf do e evitonim Portugalinë

Delo.autor

Leave a Comment