Kategoria Superiore Shqipëri

Pacult: Fitore e rëndësishme, gjesti i Bakajt i patolerushëm

Një fitore shumë e rëndësishme. Kështu e konsideroi Peter Pacult suksesin e skuadrës së tij në sfidën ndaj Partizanit.

“ Mendoj që pjesa e parë ishte një ndeshje me një lojë intensive nga të dyja anët. Në fundin e pjesës së parë bëmë një gabim shumë fatal për ne. Mendoj që në pjesën e dytë ekipi tregor karakter dhe për fat të mirë arritëm ta përmbysnim rezultatin. E dinim edhe përpara ndeshjes që ndaj Partizanit do ishte një ndeshje shumë e vështirë pasi kishim informacion që të kuqtë do të kishin shumë mungesa. Të tilla sfida pikërisht për këto arsye bëhen shumë të vështira, por me meritë morëm një fitore shumë të rëndësishme sot”.

Gjithsesi Pacult nuk mendon se Partizani ka dalë nga gara për Europën, ndërsa komentoi edhe gjestin e Bakajt ndaj tifozëve të kuq.

“ Mendoj që kampionati është shumë i gjatë dhe asgjë nuk ka mbaruar. Partizani vazhdon të mbetet në garë për Europën, megjithatë ishte shumë e rëndësishme për ne që fituam ndaj një rivali direkt. Nervozizmi i Bakajt? Erdhi si pasojë e rezultatit por besoj që ai bëri një ndeshje shumë të mirë. Nuk e di çfarë ndodhi në fund, por nëse Bakaj u ka drejtuar gishtin e mesit tifozëve të Partizanit kjo është diçka e patolerushme”.

Related posts

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ “Verilindorët” vazhdojnë me largimet, Tirana nuk dalet me përforcime. Ja të gjitha lëvizjet

Delo.autor

FLAMURTARI SI ISLANDA/ Lojtarët dhe tifozët dhurojnë SPEKTAKËL pas ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

DEBUTIM ËNDRRASH/ Talentit shqiptar i mjaftojnë vetëm 120 sekonda, i dhuron fitoren skuadrës italiane (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment