Champions League Futboll Sport

FERENCVAROS-BARCELONA/ Starton sulmuesi Uzuni kundër “Katalanasve” (FORMACIONET ZYRTARE)

Barcelona ka udhëtuar sonte në Hungari ku në Puskas Arena do të përballet me skuadrën kampione të Hungarisë, Ferencevaros.

Barcelona tashmë e ka përfunduar sagën e kualifikimit në 1/8 e finalës së Kampionëve, me fitoren që e arriti kundër Dynamo Kiev javën e kaluar.

Nga katër ndeshje, nënkampioni i Spanjës ka katër fitore dhe 12 pikë.

Ashtu si është pritur, Koeman nuk e ka ftuar për këtë ndeshje fare sulmuesin Lionel Messi, të cilin e ka pushuar.

Në vend të tij sulmit sot i prin Braithwaite i cili pas vetes do të këtë Dembele, Griezmann dhe Trincao.

Myrto Uzuni ka startuar sonte për skuadrën hungareze ku ai për herë të parë do të përballet me këtë skuadër.

Në ndeshjen e fundit, Uzuni kishte shënuar gol kundër Juventusit.

Ferencevaros është në vendin e fundit me një pikë bashkë me Dinamo Kievin, me të cilën skuadër pritet që të luftojë për vendin e tretë, vend që dërgon në Europa Ligë.

Formacionet zyrtare:

Ferencevaros

Barcelona  

Related posts

E TRISHTË/ I infektuar prej ditësh me koronavirus, ndahet nga jeta ish-kampioni shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Bjellorusia mposht Kazakistanin! Shans i artë që Shqipëria të marrë… arratinë

Delo.autor

“QAVA, SEPSE…”/ Theu zemrat e gjithë shqiptarëve me lotët e tij, njihuni me tifozin 7-vjeçar të kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment