Futboll Kategoria Superiore Sport

U SHPALLËN KAMPIONË ME “UJQËRIT E DËBORËS”/ Partizani akord me 2 futbollistë cilësorë, ja emrat

Partizani për momentin e ka të bllokuar merkaton, por në kampin e kuq të gjithë besojnë se nga mesi i gushtit KAS-i i Lozanës do t’ua heqë këtë bllokadë.

Ndaj, drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me disa futbollistë, për përforcimin e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja. Sipas asaj që është raportuar më herët, mësohet se të kuqtë e kanë mbyllur me ish-mesfushorin e Kombëtares, Sabien Lilaj, që vjen si lojtar i lirë te Partizani.

Lilaj-feston

Gjithashtu, në rrugë të mbarë shikohet edhe afrimi i Gledi Micit, që pritet të plotësojë largimin e Lorenc Trashit. Më herët janë lakuar edhe emra të tjerë, por gjithçka varet se kur do të zhbllokohet merkatoja.

MICI

Related posts

E ardhmja e Badelj ende në pikëpyetje, në garë është edhe Zeniti

Sadik.Autor

Lewis Hamilton kërkon të harrojë garën e Kinës, i fokusuar te Azerbajxhani

Sadik.Autor

TEUTA E MBYLL ME FESTË/ “Durrsakët” elektrizuan atmosferën. Ja surprizat dhe batutat…

Delo.autor

Leave a Comment