Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Barcelona zbavitet pa Leo Messin dhe “shkatërron” Ferencvaros

Barcelona zbavitet edhe pa Leo Messin dhe e bën duke shkatërruar lehtësisht Ferencvaros. Protagonisti, ose më saktë, protagonistët e mbrëmjes hungareze janë Dembele dhe Braithëate.

I pari është spektakolar në asist dhe goli me penallti, por sidomos në pjesën e dytë i pakapshëm dhe që shërben një asist që Trincao nuk e shfrytëzon për të shënuar.

I dyti, pra futbollisti më i kritikuar, shënon pas pasimit të artë të francezit dhe më pas fiton penallti dha ia kthen “borxhin” Dembele.

Por, mes këtyre të dyve, goli që hap sfidën në Budapest është ai i Griezmann, me thembër. Francezi duket se po rigjen veten pak nga pak.

Barcelona mund të flejë e qetë edhe pa Messin, pasi tashmë Koeman duket se ka gjetur çelsin e suksesit! Natyrisht, ka edhe një provë të fundit, për të ruajtur kreun e grupit, ajo ndaj Juventusit në “Camp Nou” por aty do të jetë padiskutim Messi kundër Ronaldo!

Related posts

LIVE/ Juventus-Inter mbyllet në paqe, loja shkon drejt penalltive

Delo.autor

ZYRTARE/ Erald Çinari i jep lamtumirën Vllaznisë, drejt Spanjës nëpërmjet Kroacisë sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

Zyrtare: Dortmund huazon yllin e Chelseat

Q.Autor

Leave a Comment