Futboll Kategoria Superiore Sport

TORASA TREMB TIRANËN/ Argjentinasi rrezikon seriozisht derbin

Agustin Torasa është në dyshim për derbin me Partizanin. Lojtari i bardhebluve ka dhimbje në gju. Madje, dje ai ka lënë stërvitjen që në fillim, teksa kishte fashuar gjurin dhe nuk u stërvit për një pjesë të mirë të përgatitjes së djeshme.

Lojtari është në dyshim për sfidën e së premtes, por nga ana tjetër bardheblutë do të presin deri në sekondën e fundit për të parë nëse lojtari do të bëhet apo do të jetë jashtë derbit. Argjentinasi shpreson të jetë në fushë, por para shëndetit dhe pamundësisë nuk mund të dilet.

DILEMAT – Me Torasën në dyshim, Nevil Dede duhet të mendojë për zgjedhjet që do të bëjë në fushën e lojës. Në fillim Dede kishte menduar në sulm dyshen Torasa-Muçi, por tani po mendon zgjidhje të tjera. Kështu, Dede ka vendosur në tavolinë dy opsione të tjera. Një sulm me Sasrakun e Muçin dhe opsionin e dytë me Dansonë sulmues i parë, Muçi sulmues i dytë dhe Vrapi në të djathtë të sulmit.

Related posts

CONTE NE MADRID/ Eden HAZARD “mbyll” derën në “Santiago Bernabeu”

Isa.Autor

PAS FABREGAS/ Milani shfaq interesim për një tjetër yll të Chelseat

Isa.Autor

RONALDO I RI/ Guardiola “i fiksuar” pas talentit të Wolvesit, e do që në janar

Isa.Autor

Leave a Comment