Futboll Sport

“VITIN TJETËR DUA…”/ Neymar flet hapur: E vetmja gjë që dua është të luaj me Messi-n

Neymar Jr foli hapur pas fitores së Paris Saint Germain në Old Trafford mbrëmjen e djeshme ndaj Manchester United.

Sulmuesi Brazilian, pas euforisë së golave që i dhanë fitoren francezëve, foli edhe për Messi-n.

Ai tha se e vetmja gjë që do është të luajë krah mikut të tij. “Dua të luaj sërish me të. Ajo që dua më shumë është t’i gëzohemi sërish të dy futbollit brenda në fushë,” tha ish-lojtari i Barcelonës.

Ky i fundit gjithashtu vendosi edhe datë: “Vitin tjetër duhet të luajmë sesbën bashkë”.

Ndërsa kur u pyet se në cilin rol do ta vendoste Messi-n tek PSG, ai me të qeshur u përgjigj: “Nuk ka rëndësi, po të jetë nevoja në vendin tim, unë rri në stol”.

Related posts

PREKËSE/ MIKU-RIVAL tërhiqet nga loja mes LOTËVE, tenisti e përqafon: Një ditë do jemi në… (VIDEO)

Isa.Autor

Rexhinaldo mes lotëve në stërvitje, Mezani zbulon arsyet e pezullimit

Sadik.Autor

HUMBJA NDAJ TIRANËS/ Të gjithë duan largimin e Lerdës

Delo.autor

Leave a Comment