Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ 44 milionë euro për çdo gol të shënuar, nis procesi tek Reali kundër yllit 100 milionësh

Eden Hazard në proces.

I ndalur nga dëmtimi i radhës, belgu po rezulton një dështim i vërtetë i merkatos për Real Madrid, klub që në verën e 2019-ës e pagoi 100 milionë euro plus bonus.

Nga momenti që ka zbarkuar në Spanjë e deri më sot, Hazard ka koleksionuar 28 ndeshje, tre gola dhe shtatë asiste. Mbi të gjitha, ai ka koleksionuar tetë dëmtime.

I fundit ka ardhur pak ditë më parë, një ndalesë që do ta detyrojë të qëndrojë në bokse për dy-tri javë.

E përditshmja AS ka bërë llogaritë mbi koston e një operacioni që, duke u bazuar te shifrat, nuk ka asnjë kuptim. Deri më sot, çdo minutë e belgut në fushë i ka kushtuar 72258  euro Real Madrid-it.

Çdo ndeshje e tij i ka kushtuar madrilenëve 4,8 milionë euro, çdo gol 44,8 milionë.

Related posts

DANI ALVES ARRESTOHET NË BARCELONË/ Ja akuza që rëndon mbi futbollistin brazilian

F.autor

MOMENT QË NUK DO TË HARROHET KURRË/ Shikoni si Gabigol emocionin tifozen e vogël me gjestin e rij (VIDEO)

Delo.autor

KUSH E DINTE KËTË/ Man United ka bërë “SHPIKJE” për yllin FALCAO

Isa.Autor

Leave a Comment