Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ BOLOGNA-S/ Conte: Kemi nevojë për të rritur lojën tonë dhe për të patur vazhdimësi

Interi i Antonio Kontes dëshiron fitoren e tretë rradhazi në kampionat, pas asaj ndaj Torinos, Sasuolos dhe në mesjavë ndaj Mysheglabahut në Champions. Trajneri zikaltër paraqitet përpara gazetarëve në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Bolonjës, e programuar të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45.

Motivet e fitoreve – ʺKemi mbyllur veshët, dhe jemi treguar të zotë duke treguar më të mirën tonë.ʺ

Lodhja e skuadrës – ʺE dukshme, me Bolonjën të paktën kemi patur një ditë më shumë për tʼu rikuperuar.ʺ

Bolonja – ʺBolonja është një ekip i vendosur, ata luajnë me një ritëm të mirë, ata kishin një javë për t’u përgatitur për këtë ndeshje. Ne kemi nevojë për të rritur lojën tonë dhe për të patur vazhdimësi.”

Rritja e përqëndrimit – “Rezultati përfundimtar prek të gjitha gjykimet dhe shumë situata. Ne përpiqemi të përmirësojmë si nga pikëpamja e organizimit ashtu edhe nga ato të menaxhimit të sfidës.”

Barela dhe Sensi – ʺBarela duhet të rikuperohet, dhe është i vetëdijshëm që ka shumë cilësi që mund tʼi përmirësojë, duke parë moshën e tij të re. Duhet ritmi, përqendrimi dhe të qëndrosh me këmbë në tokë. Sensi nuk është ende gati.ʺ

Naingolan – ʺEnde nuk është rikuperuar. Për lojtarë të përveçshëm mund të pyesni drejtuesit.ʺ

Evitimi i pësimit të golit – ʺDuhet të jemi më të zotë në këtë këndvështrim. Sot është vështirë të flasësh për ndeshjet brenda apo në transfertë pasi nuk bëjnë diferencë sepse nuk ka prezencë të tifozëve. ʺ, përfundon fjalën e tij trajneri i Interit, Antonio Konte.

Related posts

REJA BËN NDRYSHIME PËR SFIDËN E REVANSHIT/ Ja si pritet rreshtimi. Vrioni ul Manajn në stol, Doka “projektohet” titullar

Delo.autor

“SHKOJMË MARRIM 3 PIKËT”/ Shikoni fjalimin emocionues të yllit Broja para ndeshjes me Andorrën (VIDEO)

Delo.autor

KËRKOJNË TA HEQIN QAFE COUTINHON NË VERË/ Barcelona ul pretendimet për yllin e saj, ja shifra që vendos

Delo.autor

Leave a Comment