Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Chelsea gati 80 milionë euro për yllin e Serisë A…

Sergej Milinkoviç-Saviç është një nga lojtarët më të talentuar të Serisë A. Mesfushori që luan me Lacion, ka disa sezone që ka rënë në sytë e ekipeve “big”. Herë Junajtid dhe herë Inter, janë përpjekur të blejnë lojtarin, por Lotito, presidenti i lacialëve, nuk e ka shitur serbin.

sergej-milinkovic-savic-lazio-940x530

 

Siç raporton “The Mirror”, Çelsi është skuadra që është vënë në ndjekje të tij. Edhe pse “Blutë e Londrës” janë të dënuar me merkaton të bllokuar, besojnë se në 20 nëntor, apeli do t’i shfajësojë ata, duke hyrë sërish në treg.

Klubi anglez është gati të ofrojë plot 80 milionë euro që në muajn janar, për Milinkoviç- Saviç, para të cilat plotësojnë më së miri kërkesat e Lacios.

Serbi këtë sezon ka luajtur në 15 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 5 asist.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN E TIJ/ Ylli i Holandës i “hap derën” Barcelonës: Dua të luaj për Ronald Koeman

Delo.autor

(VIDEO) Sassuolo befason Interin, Spalleti e sheh veten në disavantazh

Q.Autor

NDESHJET E NËNTORIT/ FSHF-ja gati 45 mijë euro për të sjellë Kumbullën në Shqipëri, Reja në ankth

Delo.autor

Leave a Comment