Bundesliga Futboll

Zyrtare: Jep dorëheqje të menjëhershme nga posti i trajnerit në Wolfsburg

Trajneri i njohur zviceran, Martn Schmidt ka dhënë dorëheqje të menjëhershme nga posti i trajnerit te klubi i Wolfsburgut.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit gjerman dhe drejtori sportiv, Olaf Rebbe.

“Martin Schmidt dëshiron të largohet nga klubi me efekt të menjëhershëm në mënyrë që në klubin tonë të vijë një trajner më i ri dhe me eksperiencë. Sipas tij nuk po shkon asgjë mirë, dhe e drejta e kësaj është më mirë të largohet në mënyrë që trajneri i ri ta siguroj mbijetesën në Bundesliga”, ka thënë Rebbe.

50 vjeçari erdhi te Wolfsburg në shtator të vitit 2017, pasi klubi gjerman largoi Andries Jonker.

Schmitd që transferoi gjatë këtij mini-afati të janarit sulmuesin shqiptar, Admir Mehmedi, me Wolfsburgun gjatë këtij sezoni ka grumbulluar vetëm 24 pikë dhe gjendet në zonën e rrezikshmërisë në pozitën e 14’të.

Related posts

PAGA MODESTE E MARASH KUMBULLAS/ Nuk do ta besoni, ja sa merr në muaj mbrojtësi i Kombëtares tek Verona

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ansu Fati dhe familja e tij bëhen ortak i klubit të Barcelonës

Delo.autor

TREGON NDRYSHIMIN E MADH QË KA PËSUAR KOSOVA/ Rrëfen Kameramani anglez: 1997 në frontin e luftës, 2019 me… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment