Moto GP Sport

MOTO GP/ Kampioni i botës operohet për të tretën herë brenda vitit, rrezikon sezonin e ri

PIloti spanjoll Marc Marquez, 8 herë kampion bote në garat e motociklizmit, është operuar për të tretën herë brenda 6 muajve të fundit në shpatullën e djathtë. Rikuperimi i avashtë pas dy operacioneve të para e kanë bërë të detyrueshëm një ndërhyrje të tretë, por tashmë e ardhmja e Marquez është në dilemë.

Operacioni i pilotit të Honda është kryer në Madrid, ka zgjatur 8 orë dhe sipas stafit mjekësor ka shkuar mirë. Ende nuk ka një periudhë të qartë se sa do të zgjasë rehabilitimi, por me shumë gjasa ai do të mungojë në garat e parë të sezonit 2021 të MotoGP (mendohet 6 muaj pushim absolut).

Marquez u dëmtua këtë vit, në garën e parë sezonale më 19 korrik dhe pas rrëzimit në atë garë u operua. Spanjolli tentoi të rikthehet në pistë që në garën e radhës, por ky ishte një gabim fatal, pasi kjo gjë vetëm sa i përkeqësoi gjërat. Për pasojë, Marquez u operua sërish pas disa javësh dhe nuk zbriti më në pistë këtë sezon.

Related posts

MIQËSORIA NDAJ TURQISË/ Pesë lojtarë të tjerë italianë “braktisin” kombëtaren e kaltër

F.autor

E BUJSHME/ Juventus “made in Italy”: Paratici përgatit revolucionin me 3 “YJE”

Isa.Autor

UDHËHEQËSI I “DJAJVE TË KUQ”/ Përzgjidhet trajneri më i mirë në Premier, ja vlerësimi që merr Solskjaer

Delo.autor

Leave a Comment