Futboll Seria A Sport

MORATA I PAKËNAQUR ME CR7/ Ja përse sulmuesit spanjoll i humbi buzëqeshja në ndeshjen e fundit…

Që Kristiano Ronaldo është gjithnjë në kërkim të golit dhe rekordeve të reja, kjo nuk është aspak një mister. Por, këtë herë ndoshta uria e tij mund të mos i ketë pëlqyer një shoku të skuadrës. Kjo, të paktën sipas asaj që mbështesin mediat në Spanjë, ku nënvizohet se si ndryshon fytyra e Alvaro Moratës pas golit të dytë të Juventusit në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve kundër Dinamos së Kievit në mesjavë. Dhe sulmuesi spanjoll nuk duket aspak i lumtur gjatë festës, ashtu siç është pjesa tjetër e skuadrës pas përqafimit me CR7. Por, përse u “mërzit” Morata?

Goditja e spanjollit do të kishte përfunduar në portë, edhe pa qenë nevoja e devijimit të Kristianos, i cili për të shmangur dyshimet u zgjat në atë top, duke marrë edhe autorësinë e golit. Pas kontrollit të VARit për pozicionin fillestar të portugezit në aksion, ishte jashtë loje apo jo, erdhi OK nga ana e arbitrit dhe futbollistët e Pirlos u përqafuan për të festuar golin. Ronaldo nuk i fsheh emocionet e tij dhe i afrohet pikërisht Moratës, i cili nga ajo që shihet nuk është se shfaqet shumë i buzëqeshur. Dhe fotot e këtij momenti nuk kalojnë pa u vënë re në tokën e ish-sulmuesit të Realit dhe Atletikos.

Related posts

PËRQESHTE HARRY KANE/ Elliot pendohet dhe kërkon… (VIDEO)

F.autor

ZBULOHET “BOMBA” E MERKATOS/ Ronaldo, Icardi, Kupa e Botës 2022…, çfarë efekti domino në aksin Juventus-PSG

Delo.autor

Guardiola e do në janar, Man City ka gati ofertën e lartë për Sanchezin

Q.Autor

Leave a Comment