Futboll Seria A Sport

PËRBALLJA ME SAMPDORIAN/ Milani humb yllin e mesfushës. Ja lista me lojtarët e grumbulluar

Milani do të përballet ditën e sotme me Sampdorian, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serinë A.

Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren e radhës në kampionat, për të vazhduar në krye të renditjes dhe për tu shkëputur me 5 pikë nga Interi i vendit të dytë.
Megjithatë nuk do e kenë aspak të lehtë, pasi Sampdoria i hap probleme ekipeve në shtëpi, aq më tepër që kuqezinjtë do kenë disa mungesa të rëndësishme për ditën e sotme.

Pas Ibrahimoviç dhe Leaos, në grumbullim ditën e sotme nuk është as ylli i mesfushës së Milanit, Ismael Benaser. Ky i fundit ka shfaqur probleme në kofshën e tij të majtë dhe për këtë arsye nuk ka qenë gati për ndeshjen e sotme.

Lista e plojtarëve të grumbulluar:

Portierë: A. Donaruma, Xh. Donnarumma, Tătărușanu.

Mbrojtësit: Kalabria, Konti, Dalot, Duarte, Gabia, Hernández, Kalulu, Romanjoli.

Mesfushorë: Çalhanoglu, Kastijeho, Díaz, Hauge, Kesi, Kruniç, Mioniç, Saelemaekers, Tonali.

Sulmuesit: Kolombo, Maldini, Rebiç.

Related posts

PAS FITORES ME GOLEADË NDAJ CRYSTAL PALACE/ Trajneri Klopp: Kjo nuk mund të ndodhë çdo ditë

Delo.autor

Enrique “harron” Barcelonën/ Spanjolli grumbullon vetëm 2 lojtarë nga skuadra “blaugrana”

Isa.Autor

Bonucci dorëzon kërkesën për largim nga Milani

Sadik.Autor

Leave a Comment