Futboll Sport

OFERTA TË SHUMTA PËR LAUTARO MARTINEZ/ Inter kërkon 80 milionë euro për sulmuesin argjentinas

Inter është epiqendra e merkatos në Serie A dhe në Evropë. Pas Hakimit, një tjetër futbollist mund të largohet nga kampionët e Italisë. Lautaro Martinez është tashmë një çështje në shtëpinë zikaltër. Argjentinasi e ka akoma të paqartë të ardhmen e tij.

Propozimi i fundit i ardhur nga Londra është shkëmbimi i 23-vjeçarit me Aleksandër Lacazzette, ndërsa tek Arsenal po shqyrtohet gjithashtu mundësia e shfrytëzimit të kërkesës që Inter po bën për Hector Bellerin, për t’iu afruar Lautaros, por përgjigjja e drejtuesve zikaltër ka qenë negative.

Ata e vlerësojnë argjentinasin të paktën 80 milionë euro dhe nuk do të pranojnë asnjë ofertë për të në shifra më të vogla apo ku do të përfshihen lojtarë të tjerë. Nga Spanja lëvizjet për “Demin” janë konkrete.

Atletico Madrid ofron 50 milionë euro dhe Corean, por edhe kjo nuk duket e mirë për Interin. Nga ana tjetër, Martinez, duke parë kërkesat e pafundme për të, dëshiron përmirësime të kontratës nëse qëndron, ndryshe nuk do të rinovojë.

Sipas mediave italiane, Inter thjesht pret ofertën e duhur pa lojtarë të tjerë në mes dhe shitja e Lautaro Martinez do të vinte menjëherë

Related posts

PO SHËLQEN NË BUNDESLIGA/ “Shpërthen” Rashica me asist, arbitri shpëton “Bavarezët” (VIDEO)

Delo.autor

INTER SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Marotta kërkon shërbimet e kampionit të botës, ja kushti i vetëm për Oliver Giroud

Delo.autor

Milan-Inter/ Analizë dhe Statistika mbi Derbin magjik të Milanos

Q.Autor

Leave a Comment