Futboll Sport

E BUJSHME NGA KOSOVA/ Kampionët e Dritës “hedhin rrjetat” për ish-ylli i Skënderbeut…

Ish-ylli i Skënderbeut, Liridon Latifi, mund të përfundojë te kampionët e Kosovës. Sipas “Zëri.info”, skuadra e Dritës ka shfaqur interes për 26-vjeçarin nga Prishtina, i cili aktualisht është në pronësi të Akademisë Pushkash në kampionatin hungarez.

Në rast se palët gjejnë gjuhën e përbashkët, pritet që Latifi të transferohet drejt kampionatit kosovar, në merkaton e janarit.

Gjithsesi për momentin, gjithçka është në kuadrin e aludimeve, pasi ende nuk ka asgjë diçka konkrete për sa i përket transferimit.

Gjatë karrierës së tij, përveç Skënderbeut dhe Akademisë Pushkash, Latifi ka mbajtur veshur edhe fanellën e Prishtinës, Kukësit dhe Sherif Tiraspolit.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Nis pjesa e dytë, ekipet në kërkim të golit të avantazhit (VIDEO)

Isa.Autor

NDRYSHIM EPOKAL/ Merr fund epoka “Hoeness” te Bayern!

F.autor

SHIKON ME BESIM DREJT SË ARDHMES/ Hazard i bindur: Ka ardhur momenti të shlyej borxhin

Delo.autor

Leave a Comment