Bundesliga Futboll Sport

NEUER SHKRUAN HISTORINE/ Portieri i Bayern barazon veteranin Buffon dhe Casillas, ja çmimi që merr…

Manuel Nojer është shpallur “Portieri më i mirë i vitit 2020” nga Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Kapiteni i Gjermanisë dhe Bajern Mynihut ka siguruar 320 pikë duke lënë shumë pas sllovenin e Atletiko Madridit Jan Oblak me 40 pikë.

Në këtë mënyrë, 34-vjeçari barazon dy legjendat e portës Xhanluixhi Bufonin dhe Iker Kasijasin, të cilët e kanë fituar këtë çmim 5 herë në karrierë.

Nojer është shpallrur 4 herë radhazi “Portieri më i mirë i vitit” në periudhën 2013-2016.

“Tripleta” e këtij sezoni me Bajernin si dhe paraqitjet vendimtare në Ligën e Kampioneve e shpallën Nojerin si gardianin më të mirë të këtij viti.

Related posts

“PARASHIKOI” KUNDËRSHTARIN NË SERIE A/ Pirlo: Nuk e analizoj kalendarin, pres një sezon të vështirë

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Mbrëmje e madhe europiane, ja kush skuadra u kualifikuan në fazën e grupeve

Isa.Autor

“TËRBOHET” INTER NË MERKATO/ Marotta gati 70 milionë euro për yllin e Napolit…

Delo.autor

Leave a Comment