Futboll Seria A Sport

MILAN I PANDALSHËM/ “Kuqezinjtë” e Piol mposhtin Sampdoria-n dhe udhëheqin të vetëm kampionatin

Milani i pandalshëm në kampionat! Kuqezinjtë e Piolit me hap kampioni në Serinë A, teksa kanë mposhtur Sampdorian në transfertë me rezultatin 1-2 në sfidën e vlefshme për javën e 10-të.

Ishte Kesi, ai që hapi serinë e golave në fundin e pjesës së parë, teksa shndërroi në gol një 11-metërsh. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë 0-1 të Milanit. Në të dytën, ishte spanjolli Kasijeho, i cili i sapofutur në lojë, dyfishoi shifrat.

Vendasit provuan të rihapnin sfidën me Ekdal, por vetëm kaq, pasi në fund ishin milanistët ata që festuan suksesin e arritur në këtë përballje.

8 triumfe dhe 2 barazime për kuqezinjtë, të cilët udhëheqin të vetëm kampionatin me një diferëncën +5 pikë nga Interi.

Related posts

AKSIONE PËR GOL/ Ja pse HYSAJ është mbrojtësi më i mirë në SERIE A

Isa.Autor

Bonucci rikthehet tek Juventusi/ Shikoni festimin që bëri para tifozëve bardhezi këtë sezon (VIDEO)

Isa.Autor

UEFA PUBLIKON “TOP 11″/ Nga Donnarumma tek Lukaku, njihuni me formacionin më të mirë të “EURO 2020″…

Delo.autor

Leave a Comment