Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Agjenti Raiola i jep fund aventurës së Pogba tek Manchester United dhe lëshon “thumbin”

Tuttosport ka publikuar një vrojtim të intervistës që do të dalë nesër në stendat e lajmeve. Protagonisti është Mino Raiola.

Agjenti i njohur ka njoftuar se aventura e Paul Pogba te Manchester United mund të konsiderohet në fund: “Ka mbaruar”, tha ai. Praktikisht kjo i hap rrugën ankandit të verës ku disa skuadra duan francezin, mes tyre Juventus, PSG dhe Real Madrid.

Më pas në lidhje me Zlatan Ibrahimovic ai shtoi: “Juventusi do të kishte bërë mirë të merrte Ibrahimovic në verë: do të kishte qenë një çift i shkëlqyeshëm me Ronaldon”. Duke parë rendimentin e suedezit te Milani me 10 gola në 6 ndeshje të Serie A, nuk e ka edhe aq keq…

Related posts

“NE E DINIM SE MUND TË ISHTE NJË SEZON I NGARKUAR”/ Pioli: Paraqitjet tona tregojnë se e kemi kaluar momentin tonë delikat

Delo.autor

PAS FITORES NË DERBIN E MADONINËS/ Pioli frenon entuziazmin dhe zbulon kërkesën që i bëri Ibra gjatë ndeshjes

Delo.autor

E MBANI MEND TARIBO WEST TEK INTERI? Futbollisti që u bë prift sot feston 45 vjetorin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment