Moto GP Sport

MOTO GP/ Marquez sërish në spital pas operacionit: Nuk rikthehem më…

Nuk ka paqe për 8 herë kampionin e botës në garat e motociklizmit, pilotin spanjoll të Honda, Marc Marquez. Pas operacionit të tretë të kryer në shpatullën e djathtë disa ditë më parë piloti spanjoll vijon të qëndrojë në spital, si pasojë e një infeksioni. Kjo ka bërë që mjekimet të vijojnë ende.

Kjo situatë e ka vënë në pikëpyetje rikthimin e Marquez në pistë, që u rrëzua më 19 korrik, gjatë garës së parë sezonale dhe u operua pas 24 orësh. Spanjolli tentoi të rikthehej në pistë 5 ditë pas operacionit, por u rrëzua sërish dhe kjo situatë përkeqësoi edhe më shumë gjërat, duke u operuar për herë të dytë.

Ai nuk garoi më këtë sezon dhe pak ditë më parë kreu edhe një ndërhyrje të tretë kirurgjikale. “Bëra një gabim që u riktheva në pistë pas vetëm 4-5 ditësh nga operacioni i parë. Mësova shumë nga gabimet e këtij viti. Mjekët më thanë se mund të rikthehesha, por ata gabuan bashkë me mua”, tha Marquez.

E ardhmja? “Do të rikthehem në pistë vetëm kur të jem në 100% të formës dhe të kem rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Rikthehem kur të kuptoj se trupi im do të ketë mundësi të përballojë risqet e këtij sporti. Rruga është e gjatë, por jam optimist”, tha Marquez, që rrezikon të mos garojë në garat e para të 2021-shit.

Related posts

REALIZOI TRIPLETË KUNDËR BJELLORUSISË/ Bejl: Nuk largohem nga kombëtarja, për golat…

Delo.autor

“ITALIA NUK KA FRIKË ASNJË EKIP QË I DEL PËRPARA”/ Trajneri Mema: Arma më e fortë e “Azzurrëve” është…

Delo.autor

DHUROI SPEKTAKËL/ Jordi Alba: Të mposhtësh REALIN është si të fitosh…

Isa.Autor

Leave a Comment