Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja plani B i PSG-së nëse nuk arrijnë akordin me “Jashtëtokësorin”…

Messi në Paris bashkë me Neymar dhe Mbappe.

Një fantazi e merkatos së futbollit që mund të kthehet në realitet. Argjentinasi do të jetë i lirë të flasë me çdo klub pas disa javësh, duke parë se kontrata e tij me Barcelona-n është drejt skadencës.

Dhe hipoteza që numri 10 i blaugrana-ve të vendosë të transferohet në Paris nuk është edhe aq e pamundur. Por nëse kjo nuk do të ndodhë, klubi kampion i Francës i ka idetë të qarta se kush mund të shkojë në Parkun e Princave në vend të Leo Messi-t.

Siç ka shkruar AS, plani B i PSG-së është Paulo Dybala, i cili nuk po kalon një moment shumë të mirë tek Juventus.

Kontrata e Joya-s skadon në vitin 2022 dhe kërkesat e argjentinasit për rrogën, 15 milionë euro në sezon, janë shumë të larta për klubin bardhezi.

Një situatë kjo që mund të shfrytëzohet nga francezët nëse Messi nuk do të shkojë në Paris.

Related posts

PSG HAP “THESIN” PËR PANKINËN/ Jose Mourinho objektivi kryesor i “parizienëve”

F.autor

Holanda nuk ndalet, shënon dhe golin e tretë ndaj Portugalisë

Sadik.Autor

E ARDHMJA E DE LIGT TEK BARCELONA/ Pengesë e madhe bëhet superagjenti Raiola, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment