Futboll Seria A Sport

DISFATA NDAJ “KUQEZINJVE”/ Presidenti i Sampdorias sulmon: Milani u fal nga arbitri dhe ishte…

Massimo Ferrero shkon në sulm pas humbjes së Sampdoria kundër Milanit. “Milani u fal nga arbitri dhe ishte djallëzor. Unë e jetova ndeshjen keq. Meritonim një barazim, kishte gabime nga ana e gjyqtarit” tha presidenti i Sampdorias për emisionin Tiki Taka (Italia 1).

Sidomos u ndal te ndërhyrja e Romagnolit ndaj Damsgaard. “Nuk e kuptoj. Ne kemi teknologji dhe njeriu është akoma gabim. E vërteta është se gjyqtarët nuk dinë t’i përdorin ato. Njësoj si t’i japësh një Ferrari një shoferi të ri. Kaq. Nuk mund të them atë që mendoj, ne jemi në televizion”.

Presidenti më pas foli për ndeshjen e ardhshme kundër Napolit, duke u përqendruar në një detaj: “Unë e konsideroj veten të privilegjuar. Ne do të jemi skuadra që inauguron stadiumin Diego Armando Maradona”.

Related posts

“TOPI I ARTË”/ Chiellini: Ronaldos ia vodhën, Reali nuk donte që ta fitonte CR7-ta!

Delo.autor

TALENTI BRAZILIAN I FLAMENGOS/ Shihni super talentin 12-vjeçar që po çmend gjithë botën e futbollit (VIDEO)

Delo.autor

LEGJENDA E BOKSIT ZBULON TË ARDHMEN/ Mayweather: Dëshiroj të blej klubin e Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment