Champions League Futboll Sport

SKANDAL NË CHAMPIONS/ “Ky djall i zi”, ndërpritet ndeshja PSG-Basakesir pas ofendimeve raciste (VIDEO)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Champions League, në përballjen mes PSG dhe turqve të Instabul Basakesir.

Ndeshja është ndërprerë pas 14 minutash lojë pasi zv/trajneri i turqve, Pierre Webo u nxorr nga pankina me karton të kuq, pas debateve me arbitrin e katërt, Sebastian Coltescu nga Romania.

Miqtë nga Turqia akuzojnë zyrtarin e ndeshjes për racizëm.

Gjatë ndeshjes është dëgjuar që arbitri i katërt të ketë përdorur shprehjen “Ky djali i zi” për Demba Ba.

Lojtarët dhe stafet e skuadrave kanë debatuar disa minuta dhe është vendosur ndërprerja e ndeshjes.

 

Related posts

“SEKRETI KA QENË TË GJESH VETEN”/ Andre Silva: Ja pse nuk funksionoi me Milan dhe u largova

Delo.autor

DËSHTIMI I HOLANDËS NË “EURO 2020″/ Po i refuzojnë të gjithë, “Tulipanët” kërkojnë rikthimin e ish-trajnerit…

Delo.autor

Harry Kane refuzon Real Madridin

Sadik.Autor

Leave a Comment