Futboll Sport

DËSHTIMI I HOLANDËS NË “EURO 2020″/ Po i refuzojnë të gjithë, “Tulipanët” kërkojnë rikthimin e ish-trajnerit…

Një dështim total. Një mungesë besimi që për të vërtetën kishte shoqëruar Frenk de Burin menjëherë dhe dy ditë më parë u shfaq: Federata Holandeze e Futbollit e shkarkoi.

Trajneri kishte pranuar një kontratë të lidhur me kualifikimin në Botërorin e ardhshëm, megjithatë pas humbjes kundër Republikës Çeke pati shumë pak tjetër për t’u thënë. E tronditën ciklonet taktike, me skemën 3-5-2 që për një pjesë të madhe ishte një 5-3-2.

Po tani? E pamundur për nga kultura dhe buxheti të merret një trajner i huaj, pra zgjedhjet mbeten të pakta. Dhe shumë rrugë çojnë te Rud Gulit, i cili megjithatë në dyshe si asistent ka kërkuar Ten Katen, një teknik me eksperiencë në stol. Federata Holandeze po kërkon energji kudo, pa probleme përfshirjeje.

Problemet vijnë, për momentin, nga mungesa e gatishmërisë, që nuk është dhënë nga Rajkard dhe as nga trajnerë të tjerë si Ten Hag (i cili nuk dëshiron të largohet nga Ajaksi) apo Peter Bosh.

I vetmi në dispozicion është, pra, Gulit. Megjithëse është tentuar edhe diçka e fundit: rikthimi i Luis van Galit. Për momentin mbeten vetëm hipoteza, por duhet nxituar: më 1 shtator, Holanda luan ndeshjen e radhës për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” dhe do të përballet në Oslo ndaj Norvegjisë.

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK “PARZIENËT”/ Aventura e trajnerit Pochettino tek PSG nis në malore, thuajse një ekip në infermieri

Delo.autor

SPORTISTJA AMERIKANE HEQ DORË NGA “TOKIO 2020″/ Habit me deklaratën: Kokën time e kanë pushtuar… demonët

Delo.autor

RIVALITETI NË MADRID/ Mbape në kërkim të rekordeve të Cristiano Ronaldos

F.autor

Leave a Comment