Futboll Seria A Sport

“SEKRETI KA QENË TË GJESH VETEN”/ Andre Silva: Ja pse nuk funksionoi me Milan dhe u largova

Andre Silva tani është i lumtur te Frankfurt, sidomos sepse klubi gjerman i besoi dhe e bleu nga Milani, aty ku kaloi periudhë të vështirë. Për portalin Bundesliga, portugezi rrëfehet.

“Sekreti ka qenë të gjesh veten, kam punuar shumë gjatë viteve, kam ndryshuar disa kampionate, kam njohur gjuhë të ndryshme. E gjeta veten, ndihem mirë me veten, koka ime ishte çelësi i kthimit. Çdo ditë që kalon ndjehem më shumë si një burrë i rriitur, më shumë lojtar, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”.

“Kam pasur një vit të vështirë në Milano, sigurisht jo më i miri në karrierën time. Nga pikëpamja mendore ishte një vit i komplikuar. Arrita nga Porto, ku po luaja, në Milano, ku gjërat nuk po shkonin mirë. Kur ka diçka që nuk shkon, duhet të ndryshosh, provo diçka të re. Nuk u ndjeva mirë, doja të bëja diçka ndryshe. Nuk u tërhoqa dhe zgjodha Eintracht. Vendimi më i mirë për mua”.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tani luaj këtu dhe jam mirë. Jam 24 vjeç dhe një lojtar ndryshe nga koha e Milanit, kur isha 21-22 vjeç. Jam një person më i mirë nga pikëpamja mendore”.

Related posts

HISTORIKE! Këtë që ka arritur trajneri Zidane, nuk e ka bërë askush

Sadik.Autor

RRËFIMI EMOCIONUES/ Luka Modrici flet për vrasjen e gjyshit të tij nga serbët

Delo.autor

KATAR 2022/ Brazili i falet golit të Paqueta-s, Kili triumfon ndaj Paraguajit

Delo.autor

Leave a Comment