Champions League Futboll Sport

SKANDALI NË CHAMPIONS/ Gjyqtarit rumun i ndodh e papritura nga turqit. Shikoni çfarë i kanë bërë

Ndeshja mes PSG-së dhe Bashakshehirit, e vlefshme për Grupin H, degjeneroi në kaos pasi të dyja skuadrat vendosën që të tërhiqnin skuadrat në dhomat e zhveshjes pas akuzave ndaj arbitrit të katërt për racizëm.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 15-të, me rezultatin 0-0, pas një incidenti që përfshiu zëvendëstrajnerin e kampionëve të Turqisë, kamerunasin Pierr Vebo. Ai u ndëshkua me karton të kuq për protesta dhe më pas akuzoi arbitrin e katërt për racizëm.

Pamjet e incidentit tregojnë gjyqtarin e katërt rumun, Sebastian Koltesku, i cili i drejtohet kolegut të tij Ovidiu Hategan, i cili po përpiqej të identifikonte Vebon, duke i thënë se është ai “zezaku”.

“Negru”, është një fjalë që pavarësisht se Koltesku mund ta ketë përdorur qoftë naivisht, jo për të fyer direkt asistentin me ngjyrë të Bashakshehirit, Pierr Vebo, por që në një stadium të boshatisur është dëgjuar prej të gjithëve, i ka hapur telashe gjyqtarit rumun, i cili as që e kishte imagjinuar se do të bëhej kryefjala e ditës së martë në Champions. Revolta ndaj gjyqtarit rumun ka qenë e madhe, teksa kanë shpërthyer rrjetet sociale.

Kanë qenë hakerat turq, që i kanë vjedhur gjyqtarit profilin e tij zyrtar në “Instagram”. Megjithatë nuk ka përfunduar këtu. Pasi i vodhën “Instagramin”, hakerat kanë vendosur foto profili pikërisht kamerunasin Pier Vebo.

Related posts

Sacchi “thumbon” sulmuesin e Italisë: TRURI vlen më shumë se KËMBËT, duhet pasion dhe…

Isa.Autor

Rritet me 350% çmimi i aksesorit, “hajmalia” që po i sjell fat Anglisë në Botëror (FOTO)

Isa.Autor

Marco Alia, në gjurmët e Berishës dhe Strakoshës te Lazio

Sadik.Autor

Leave a Comment