Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Shqipëria do përballet me sulmuesin e momentit, 9 arsyet pse Lewa është më i miri në botë

Ajo çfarë ka bërë Robert Levandovski në vitin kalendarik 2020 është e pabesueshme. Ai ka marrë pjesë në 52 gola të skuadrës nga të cilat 40 i ka shënuar direkt dhe 12 kanë qenë në formë asisti për shokët e skuadrës. Polaku ka patur një meritë të madhe në fitimin e kampionatit, Kupës së Gjermanisë, Ligës së Kampioneve si dhe dy Superkupave, atë të Gjermanisë dhe asaj të Europës.

Dhe me të drejtë ai është shpallur lojtari më i mirë në Gjermani dhe në Champions, por mbi të gjitha, këtë futbollist fenomenal, Shqipëria dhe sportdashësit shqiptarë do të kenë mundësinë që ta shijojnë, por në të njëjtën kohë ta kenë frikë, në eliminatoret e vlefshme për Botërorin “Katar 2022”. Levandovski është nominuar për t’u shpallur lojtari më i mirë nga “FIFA”, ndërkohë që media gjermane kanë listuar 9 arsye përse polaku numri 9 më i mirë në botë për momentin:

1.GOLA TË RËNDËSISHËM

Të shumtë janë golat që Levandovski ka shënuar kur rezultati ishte 0-0. Gola të rëndësishëm që kanë hapur një seri suksesesh. I tillë ishte edhe ai i shënuar më 16 korrik ndaj Verderit ku Leva shënoi golin e titullit për Bajernin.

2.SULMUES I KOMPLETUAR

Në fitoren 5-0 ndaj Frank furtit më 24 tetor, polaku tregoi se është një sulmues i kompletuar. Në fillim shënoi me të majtën, pastaj me kokë dhe më pas me të djathtën. Një tripletë perfekte.

3.LUAN PËR SKUADRËN

Para ndeshjes me Shalken, Leva u shpall lojtari më i mirë në Gjermani. Në fitoren 8-0 të javës së parë ndaj Shlakes, sulmuesi shënoi tri herë dhe shërbeu dy herë për shokët e skuadrës. Në këtë ndeshje u pa edhe njëherë tjetër cilësitë e tij për të ndihmuar shokët e skuadrës të shënojnë edhe pse kjo nuk është vënë kurrë në dyshim.

4.KURAJO

Në finalen e kupës së Gjermanisë ndaj Leverkusenit polaku mori guximin dhe goditi nga 30 metra drejt portës së Hradeckit duke e lënë këtë të fundit me gojë hapur. Ishte goli i 3-1 për Bajernin. Por nuk mbaroi me aq, pasi Leva kishte kohë edhe për një gol tjetër dhe këtë herë falë një parabolë. Edhe njëherë tjetër Leva tregoi se është jetësor për kampionët në fuqi.

5.INSTINKT GOLI

Robert Levandovski e di shumë mirë se ku duhet të qëndrojë. Kjo u pa në ndeshjen e 21 shkurtit të kaluar ndaj Paderbornit. Në golin e 3-2, polaku vetëm sa shtyu topin pas pasimit të Gnabrisë duke i dhënë një 3 pikësh të rëndësishëm skuadrës së tij.levandovski

6.SIGURIM I JETËS

Në 2020, Bajerni mund të mbështetej gjithmonë te numri 9. Kështu ndodhi në ndeshjen e katër tetorit ndaj Hertës së Berlinit. Ishte një ditë jo për kampionët që deri në minutën e 90-të nuk po shkonin më shumë se një barazim. Atëherë Leva mori përsipër të godasë penalltinë në minutën e fundit duke çuar rezultatin në 4-3 për skuadrën e tij.

7.PUSHIMI I BËN MIRË

Të gjithë kanë pyetur veten nëse Leva ishte në formën më të mirë edhe pas ndërprerjes për shkak të pandemisë. Në ndeshjen ndaj Union Berlin. Leva tregoi menjëherë se nuk kishte harruar të fitonte. Edhe në Champions ai shënoi dopietë në fitoren 4-2 ndaj Çelsit.

8.ME KOKË

Në fitoren 8-2 ndaj Barcelonës në çerekfinalen e Championsit në sezonin e kaluar, Leva ishte njeriu asist në golin e parë të Mylerit dhe më pas të 6-1 kur me kokë nuk i la asnjë mundësi Ter Shtegenit.

9.YLLI I NDESHJEVE TË MËDHA

Në klasiken e fundit ndaj Borusia Dortmund, polaku tregoi edhe njëherë tjetër se vjen nga një planet tjetër. Goli i 2-1 erdhi pothuajse nga hiçi edhe pse Hernandez gjeti saktë sulmuesin bavarez. Edhe Mats Humels nuk mund të bënte më shumë për ta ndalur, edhe pse tentoi. Në golin e 3- 1, Leva shërbeu saktë për shokët e skuadrës që dolën me tri pikë nga përballja e parë me rivalët e përjetshëm.

Related posts

UEFA e dënoi me bindje të plotë, Prokuroria pezullon hetimin ndaj Skënderbeut

Sadik.Autor

Messi e do Saulin, jo Griezmannin (FOTO)

Q.Autor

PLAS TEK BARÇA/ Valverde, i irrituar me Pique: Ku je? Do ta KATARANOSËSH përsëri…

Isa.Autor

Leave a Comment