Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Gjykata i jep të drejtë FSHF, pezullohen Asambletë e paligjshme të KOKSH

Ashtu sikurse dhe pritej, Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke pezulluar dy asamble e jashtëzakonshme të KOKSH pasi janë thirrur në mënyrë të paligjshme.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës dhe u vendos “pranimi i kërkesës së FSHF për pezullimin e asamblesë së përgjithshme statutore të KOKSH të datës 13.12.2020 dhe asamblesë së përgjithshme zgjedhore të KOKSH të datës 23.12.2020”.

Duke nisur nga ky moment, Komiteti Olimik Shqiptar duhet të jetë i detyruar të zbatojë ligjin dhe të mos thellojë gjendjen e paligjshmërisë në të cilën është zhytur prej kohësh.

Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve KOKSH është një organizatë që i bindet ligjeve të vendit dhe vendimeve të gjykatave.

Federata Shqiptare e Futbollit e kishte paralajmëruar ndjekjen në mënyrë ligjore të problematikave të konstatuara gjatë këtij procesi dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë rreth dy javë më parë.

Pasi u shqyrtua kjo kërkesë, gjykata i dha të drejtë gjetjeve të FSHF-së, duke nxjerrë në pah paligjshmërinë në thirrjen e dy asambleve të jashtëzakonshme.

Madje, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i kishte dërguar Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në nëntor një letër ku bëheshin të qarta të gjitha arsyet përse thirrja e asambleve ishte bërë në shkelje të ligjit.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Me këto 4 SUPER ndeshje mund të bëheni MILIONERË (FOTO)

Isa.Autor

Interi pa Icardin? Vjen deklarata e çmendur e Spallettit

Sadik.Autor

LIVE/ Arsenal-Valencia, Lacazette kalon “Topçinjtë” në epërsi

Delo.autor

Leave a Comment