Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

GAZETARI E PYET TEKNIKUN ITALIAN PËR MESFUSHORIN ERIKSEN/ Conte bëhet qesharak: Nuk e kuptoj përkthimin e pyetjes…

Mes deklaratave të bujshme që trajneri i Interit dha dje pas eliminimit nga Champions League dhe vendit të fundit në grup, ajo që më së shumti ra në sy ishte “plani B” për një ndeshje…

“Shakhtar ndryshoi modulin dhe skemën e tij, diçka që nuk e bën kurrë. Në të dy ndeshjet vetëm u mbrojtën dhe në 180 minuta më duket e pabesueshme që nuk shënuam asnjë gol”, u shpreh trajneri, ndërsa kur Capello i tha a kishte plan B përveç se atij A, kur gjërat nuk ecin siç duhet, preu shkurt: “Kemi plan B, por nuk e themi sepse na e kuptojnë edhe atë pastaj…”.

INTER-SHAKHTAR 0-0 CONTE VAFF****LO! TE LO MERITI [SFOGO] - YouTube

Por, në konferencë erdhi edhe arroganca më e madhe kundrejt gazetarit ukrainas që e pyeti mbi Eriksen dhe pse aktivizimin e danezit në fund (ishte më i rrezikshmi për Interin në vetëm 10 minuta).

“Nuk e kuptoj pyetjen! Përkthimi nuk është bërë siç duhet. Nuk e kuptoj…”, tha Conte teksa gazetari nuk mori përgjigje. Sjellje arrogante dhe deri diku qesharake!

Related posts

Tjetër shqiptar nga Maqedonia/ Kombëtarja gati të veshë “kuqezi” sulmuesin që luan në Turqi

Isa.Autor

BAYERNIN E “VRET” LUKEBAKIO/ Dortmundi nuk fal në transfertë dhe nis arratinë (VIDEO)

Isa.Autor

PAS DERBIT TË ITALISË/ Wanda Nara provokon sërish interistët, vishet në “Tiki Taka”… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment